www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Aleanca për Shqiptarët reagon ndaj deklaratës së Mickoskit

Posted on April 20, 2024April 20, 2024 by User User1

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot konfirmoi të gjitha paralajmërimet e Frontit Europian dhe Aleancës për Shqiptarët, se po përgadit një front anti BE dhe anti NATO, me Levicën e Apasievit dhe ZNAM të Dimitrievskit, thuhet në komunikatën e ASH-së.

“Për të mos mjaftuar kjo, Mickoski sot i quajti “fundrina” (bagra) shumicën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut duke thënë se nuk do lejojë të formohet koalicion me shqiptarët që duan të çojnë vendin drejt BE-së dhe Perëndimit. Kjo deklaratë vetëm dëshmon se ai është vazhdimësi e Gruevskit dhe Jankullovskës të cilët në të kaluarën, shqiptarër i quanin indian dhe me epitete të ngjashme.

Paralajmërimet e këtilla janë të dënueshme, të papranueshme dhe të parealizueshme, vetëm nëse nuk ndihmohen nga satelitë shqipfolës.
Tani që qëndrimet e opozitës maqedonase janë të qarta, pyesim publikisht opozitën shqiptare dhe kandidatin e tyre për president, Arben Taravari, a mendon ende se VMRO dhe Mickoski janë të reformuar dhe a shpresojnë ende që edhe pasi t’i humbin zgjedhjet të hyjnë në Qeveri si “fundrina” të VMRO-së. Kërkojmë nga Taravari dhe partitë e tjera të vogla në opozitë që të distancohen nga VMRO dhe koalicioni kundër Perëndimit, si dhe të dënojnë publikisht deklaratat e këtilla”,  thonë nga ASH.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara