
Pas sulmit izraelit në Iran në orët e para të mëngjesit Teherani ka mbyllur shumicën e aeroporteve në vend ndërsa edhe kompanitë ajrore kanë zgjedhur drejtime tjera për të fluturuar siç shihet dhe në aplikacionet e fluturimeve
Irani ka mbyllur aeroportin e Teheranit, Shirazit dhe Isfahanit pas sulmit izraelit si dhe ka ndaluar fluturimet në zonën perëndimore të Iranit për disa orë pas sulmit sipas website FlightRadar24.
Para se të rihapeshin aeroportet, Flydubai ka anuluar fluturimet drejt Iranit ndërsa edhe disa fluturime të Iran Air janë zhvendosur nga Teherani në Ankara, raporton Reuters.
Emirates, Turkish Air, Wizz Air janë disa nga kompanitë që kanë vazhduar fluturimet në disa vende të Iranit edhe pas sulmit.
