www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Osmani: Krahas konsensusit shtetëror për BE-në, nevojitet edhe konsensus ekonomik shtetëror

Posted on April 19, 2024April 19, 2024 by User User1

Kandidati për President i Maqnga Fronti Europian, Bujar Osmani, me plan konkret veprimi për rritjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut përmes arritjes së konsensusit nacional dhe formimit të Këshillit nacional.

Në vazhdën e takimeve me aktorë të ndryshëm të shtetit, Osmani sot ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

“Unë si President i shtetit do të propozoj krijimin e një Këshilli nacional për rritje ekonomike, i cili do të kryesohet nga presidenti si krijues i konsensusit shtetëror dhe në të cilin do të marrin pjesë partitë më të mëdha politike nga të dyja bashkësitë etnike, si dhe përfaqësues të komuniteteve nën 20%, rregullatorët, komuniteti i biznesit, sindikatat, Organizata e Konsumatorëve, Akademia, organizatat joqeveritare dhe grupet e tjera të interesit, si një lloj bordi drejtues shtetëror, me qëllim arritjen e një konsensusi shtetëror në lidhje me parametrat dhe rregulloret kyçe për një zhvillim të përshpejtuar dhe të qëndrueshëm”, Osmani prezantoi një pjesë të vizionit të tij për vendin.

“Ky bord apo ky këshill nacional do të ketë pesë grupe pune: një për administratë efikase, institucione efikase dhe administratë profesionale, i dyti për financa të qëndrueshme, grupi i tretë i punës për digjitalizimin, i katërti për kapitalin njerëzor dhe i pesti për infrastrukturën. Në secilin nga grupet punuese, përveç ekspertëve nga palët e interesuara që përmenda, do të ketë edhe ekspertë ndërkombëtarë dhe do të ketë përfaqësues tanë nga diaspora, të cilët janë të integruar në shoqëritë e tyre për të transferuar përvojat e tyre. Këto grupe pune do të propozojnë politika, ligje, rregullore, parametra këtij Këshilli nacional, këtij Këshilli shtetëror për arritjen e konsensusit shtetëror, i cili do t’i miratojë ato. Pres që propozimi i parë të bëhet brenda gjashtë muajve të parë. Pastaj partitë politike do t’i kalojnë ato ligje dhe ato rregullore, pa debat. Qeveria bashkë me opozitën do t’i zbatojë dhe monitorojë”, theksoi Osmani.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara