www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Izraeli sulmoi Iranin

Posted on April 19, 2024April 19, 2024 by User User1

Izraeli ka kryer një sulm brenda Iranit, një lëvizje kjo që kërcënon të përshkallëzojë më tej konfliktin në Lindjen e Mesme.

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit u aktivizuan në disa lokacione pasi u dëgjuan shpërthime pranë aeroportit dhe një baze ushtarake në provincën e Isfahanit.

Tre shpërthime u dëgjuan pranë një baze ushtarake ku ndodhen avionët luftarakë në veriperëndim të Isfahanit.

Mbrojtja aktivizohet në përgjigje të një objekti që ka të ngjarë të jetë një dron”, njoftoi agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve FARS e Iranit.

Pas sulmit, media iraniane raportoi se të gjitha objektet përreth Isfahanit janë të sigurta, duke përfshirë objektet e rëndësishme bërthamore në zonë.

Zyrtarët amerikanë teksa konfirmuan operacionin ushtarak të Izraelit, bënë me dije se administrate Bajden u njoftua të enjten (18 prill) se sulmi do të ndodhte Brenda 24-48 orëve të ardhshme.

Izraelitët siguruan homologët e tyre amerikanë se objektet bërthamore të Iranit nuk do të shënjestroheshin.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara