www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin

Posted on April 19, 2024April 19, 2024 by User User1

Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut dhe kandidat për deputet, ka publikuar “posterin” e opozitës në Maqedoninë e Veriut për një tubim me mërgatën në Berlin.

Ajo çfarë bie në sy është që për dallim nga postimi i kaluar, këtë herë nga njoftimi është larguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pra Kurti s’pritet që të marrë pjesë në tubimin e sotëm në Berlin.

“Takim me mërgatën shqiptare në Berlin. Mërgata jonë është e njësuar dhe pa kufij të imponuar. Mezi kemi pritur dhe ende presim “ndërhyrjen” e saj në çdo kohë, në të gjitha trojet shqiptare”, ka shkruar Qoku.

Ditë më parë një nga faqet e opozitës në internet ishte njoftuar edhe pjesëmarrja e kryeministrit Albin Kurti.

“Ata i trishton hija e Albinit, e leje mo Prezenca. Albin Kurti bashk me liderët e VLEN më  11.04 e Premte në Berlin. MERGATA VLEN”, thuhej në njoftimin e bërë publik me 12 prill.

Sidoqoftë, figura të opozitës atje tashmë kanë shkuar në kryeqytetin gjerman. Gjatë ditës kane bërë postime brenda një xhamie.

Sipas paralajmërimeve në tubim do të marrin pjesë kandidati për president Arben Taravari, Bilall Kasami, Afrim Gashi, Izet Mexhiti dhe Bekim Qoku.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara