
Të paktën 20 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e përmbytjeve në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në Oman, ekipet e shpëtimit gjetën trupin e një vajze në Saham, duke e rritur numrin e të vdekurve në vend.
Kjo situatë bëri që të ndërpriten fluturimet në aeroportin e dytë më të ngarkuar në botë, atë Ndërkombëtar të Dubait, raporton BBC.
Më shumë se 270 fluturime për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait të mërkurën janë anuluar, sipas të dhënave të Flight Aware. Ndërsa, edhe 370 fluturime të tjera janë vonuar.
Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Krizave të Emergjencave të Emirateve të Bashkuara Arabe lëshoi një paralajmërim përpara stuhisë duke u thënë njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.
