www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shkollat ku do të votohet në zgjedhjet, më 23 prill dhe 7 maj do të punojnë deri në orën 11

Posted on April 18, 2024April 18, 2024 by User User1

Të martave 23 dhe 7 maj, gjegjësisht ditët para votimit në shkollat ku do të zhvillohet procesi zgjedhor, mësimi do të mbahet nga ora 7 deri në orën 11, me orë të shkurtuara mësimore për të gjitha paralelet gjegjësisht klasat, bëri të ditur Ministria e Arsimit dhe Shkencës.  

Ditët e zgjedhjeve, të mërkurave 24 dhe 8 maj të vitit 2024, janë ditë kopune për të gjitha shkolllat. MASH-i sot në kumtesë thekson se edhe krahas këtë dy ditëve jopune, mësimi  në vitin shkollor 2023/2024 do të realizohet plotësisht siç parashihet me planet për organizimin e punës në shkollat fillore dhe të mesme.

Edhe pse votimi në kuadër të rrethit të parë dhe të dytë zgjedhor është caktuar në 

ditë pune, nxënësit nuk do të humbasin mësimet dhe nuk do të kalojnë pjesë të materialit mësimor”, thekson MASH-i.

MASH-i në kumtesë përkujton, se viti mësimor për nxënësit e shkollave të mesme zgjat deri më 10 qershor, ndërsa për nxënësit e shkollave fillore deri më 17 qershor, ashtu që viti mësimor nuk do të vazhdohet për shkak të këtyre dy të mërkurave jopune.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara