
Qeveria serbe dhe Komisioni Europian kanë nënshkruar letër synimi për partneritet strategjik për bateri dhe minerale kritike përfshi litiumi. Opozitarë serbë sot dalin dhe e shohin të arsyeshme që të braktisin rrugëtimin euro-integrimeve edhe me këtë justifikim
Instituti serb Demostat kishte raportuar, duke cituar një deklaratë të Komisionit Europian, e që vjen një muajn pasi që aktivistët e mjedisit dhe banorë lokalë në rajonet që do të ndikohen nga eksploatimi i litiumit ishin trazuar jashtëzakonisht.
Projektet e minierave ballafaqohen me opozitë edhe brenda Bashkimit Europian. E pas dy vitesh rezistencë të ashpër, autoritetet serbe kanë pranuar vitin e kaluar ujdinë derisa më të heshtur rreth saj.
Disa nga opozita serbe në anën tjetër që e kishin kauzë të mërkurën dolën me kritika të ashpra ndaj BE’së që e proklamojnë si orientim strategjik duke e kritikuar bllokun.
Një pjesë tjetër e opozitës serbe e shoqërisë civile nuk pajtohet me njërin krah, duke e theksuar si hipokrizi qëndrimet e tyre.
Ishte Vladimir Todorovic nga partia ‘Liri dhe Drejtësi’ e Dragan Djilas që u ankua edhe në qasjen e BE politike të BE me retorikë mjaft armiqësore
“Pas një viti kusht për anëtarësim në BE do të jetë respektimi i zotimeve të bëra rreth mihjes së litiumit. Kjo më nuk është ajo BE në të cilën Zoran Djindjic dëshironte ta fuste Serbinë. Kjo është krejt diçka tjetër dhe mendoj se është koha që tani për tani të heqim dorë nga kjo”.
Në anën tjetër aktivisiti jurist serb Cedomir Stojkovic, iu përgjigj Todorovic duke e akuzuar për hipokrizi dhe duke avokuar për një koalicion tjetër opozitar në zënkën e tyre në rrjete sociale.
