www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Konjufca nuk e respekton zinë shtetërore, shkon në Maqedoninë e Veriut me veturë zyrtare dhe bën fushatë për Taravarin

Posted on April 17, 2024April 17, 2024 by User User1

Sot është ditë zie në Kosovë, por njeriu i dytë i shtetit sipas hirarkisë së shtetit, Glauk Konjufca, nuk e ka respektuar as zinë shtetërore dhe ka shkuar në Maqedoninë e Veriut me veturë zyrtare për të bërë fushatë politike për Arben Taravarin dhe VLEN, një grupacion që i ka ngritur tensionet politike mes shqiptarëve atje.

Kosova e ka shpallur sot ditë zie, pas vrasjes së dy grave brenda javës nga partnerët e tyre. Por, kjo nuk e ka penguar aspak Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën, që të mos respektoi zinë shtetërore dhe të shkojë në Shkup me veturë zyrtare për të marrë pjesë në fushatën zgjedhore të koalicionit VLEN, e cila mbështetet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Demokracia.com ka siguruar pamje ekskluzive nga tavolina ku shihen Konjufca dhe liderët politikë që e përbëjnë grupacionin e ri VLEN.

Bazuar në Ligjin për Protokollin e Shtetit, zija shtetërore është ceremoni solemne e respektit shtetëror e qytetar që zhvillohet në frymën e vlerave më të larta njerëzore dhe parimeve universale të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe lirisë të përcaktuar më Kushtetutë. Zija shtetërore, ndër tjerash, shpallet edhe për fatkeqësi të rënda njerëzore që prekin thellë ndërgjegjen e kolektivitetit, sikurse ishte vrasja e dy grave gjatë ditëve të kaluara.

Zija shtetërore shpallet me vendim të presidentit dhe gjithashtu kohëzgjatja e zisë përcaktohet nga kreu i shtetit. /Demokracia.com/

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara