www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sindikata e Postës paralajmëron grevë dhe protestë! Veligdenov: Gjendja financiare është alarmante

Posted on April 16, 2024 by User User1

Sindikata e Postës së Maqedonisë njoftoi se janë duke u konsultuar me anëtarësinë për organizimin e një proteste dhe fillimin e procedurës së grevës. Kryetari i sindikatës Boro Veligdenov, thotë se po planifikojnë të protestojnë pas zgjedhjeve dhe do të kërkojnë nga qeveria e ardhshme për të bërë reforma, përcjell TV21. Ai shtoi se pas protestës së fundit të punëtorëve muajin e kaluar, Bordi Drejtues dhe Qeveria nuk iu përgjigjën kërkesave për mbledhje, duke i lënë punëtorët vet për ta shpëtuar Postën e Maqedonisë.

“Si sindikatë fillojmë me përgatitjen e një sistemi me përfshirjen e ekspertëve. Synimi është që t’i prezantohet çdo Qeverie të ardhshme për të nisur menjëherë reformat, riorganizimin dhe stabilizimin e kompanisë. Kushtet janë jashtëzakonisht të rënda, gjendja financiare është alarmante, si punonjës jemi të shqetësuar për pagesën e rregullt të pagave. Dje me 15 kemi marrë rroga”, tha Boro Veligdenov –  Sindikata e Postës së Maqedonisë.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara