www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ronaldo largohet nga Arabia Saudite, rikthehet në Evropë

Posted on April 16, 2024April 16, 2024 by User User1

Cristiano Ronaldo po i luan muajt e tij të fundit me fanellën e ekipit Al-Nassr. Në fakt, ylli portugez këtë verë do të largohet nga Arabia Saudite për t’u rikthyer në Evropë.

Kështu, kanë njoftuar mediumet saudite, të cilat insistojnë se Ronaldo tashmë ka njoftuar drejtuesit e Al-Nassr për vendimin e tij. Ronaldo nuk ka pasur paraqitje të mira këtë edicion dhe vazhdimisht po kritikohet nga mediumet, gjë që ka ndikuar në vendimin e tij për t’u larguar nga Lindja e Mesme.

39-vjeçari ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm me ekipin saudit, të cilën ka kërkuar ta shkëpus para kohe për t’u kthyer në futbollin evropian.

Në Evropë, ai do të rikthehet në Portugali te skuadra e Sportingut të Lisbonës me të cilën e ka nisur edhe karrierën si profesionist përpara se të largohej në vitin 2003.

Ronaldo në janar të vitit 2023 iu bashkua ekipit Al-Nassr si lojtar i lirë dhe firmosi kontratë për dy vjet e gjysmë në vlerë prej 200 milionë eurosh. Me ekipin saudit, Ronaldo nuk e ka fituar asnjë trofe kurse këtë edicion ka shënuar 36 gola në 37 paraqitje, ndërsa ka bërë edhe 12 asistime.

Gjatë karrierës së tij, Ronaldo ka luajtur edhe për Manchester Unitedin, Real Madridin e Juventusin.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara