
Më shumë se 250 të mbijetuar nga sulmi terrorist me bombë që vrau 22 persona në vitin 2017 gjatë koncertit të Ariana Grande në Manchester janë duke marrë hapa ligjor ndaj agjencisë britanike të inteligjencës
Avokatët nga tre zyre ligjore kanë thënë të dielën se ata kanë dorëzuar një paditje grupore në emër të më shumë se 250 klientëve në tribunalin e hetimeve të Britanisë. Ata thanë se nuk mund të ofrojnë detaje të mëtutjeshme pasi që çështja është në zhvillim e sipër.
Terroristi Salman Abedi kishte kryer sulm vetëvrasës me bombë në Manchester Arena në fund të koncertit të Grande në 22 maj të 2017 teksa mijëra fansa ishin duke u larguar. Më shumë se 100 persona ishin lënduar ku shumë nga të ishin fëmijë dhe të rinjë ndërsa Abedi kishte bdekur gjatë shpërthimit, raporton The Associated Press.
Një hetim zyrtar i vitit të kaluar kishte raportuar se agjencia e inteligjencës MI5 nuk kishte reaguar ndaj një informacioni kyç dhe hupi mundësinë që të parandalonte një bombardim i cili është ndër sulmet më vdekjeprurëse në Britani të Madhe vitet e fundit.
Abedi ishte subjekt interesi për zyrtarët e MI5 në vitin 2014 por dosja e tij u mbyll pasi që ai u vlerësua person me rrezikshmëri të ulët.
