www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shefi i ushtrisë ukrainase paralajmëron se situata në front është përkeqësuar ndjeshëm

Posted on April 15, 2024April 15, 2024 by User User1

Shefi i ushtrisë ukrainase ka paralajmëruar se situata në betejë në lindjen e industrializuar është përkeqësuar ndjeshëm ditëve të fundit teksa pas përmirësimit të motit forcat ruse kanë nisur sulme të reja në disa drejtime të frontit thuajse 1000 kilometra të gjatë

Në një prononcim në Telegram, Gjenerali Oleksander Syrskyy ka thënë se Moska ka shtuar ndjeshëm sulmet e saj që nga rizgjedhje e Putinit edhe për një mandat në krye të Rusisë nga ku kandidatët kundër luftës nuk janë lejuar të futen në fletëvotimet e zgjedhjeve.

Sipas Syrskyy, forcat ruse janë duke sulmuar aktivisht pozicionet e ukrainasve në tre zona të rajonit lindorë të Donetsk afër qytetit të Lyman, Bakhmut dhe Pokrovsk me tankse ku moti pranveror e ka bërë terrenin më të përshtatshëm për lëvizje, raporton The Associated Press.

Ai shtoi se pavarësisht humbjeve të ndjeshme, rusët janë duke intensifikuar përpjekjet e tyre duke përdorur autoblinda të armatosur të cilat po i mundësojnë sukses taktik në mënyrë periodike.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara