www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Luftë në Lindjen e Mesme, Rusia dhe Kina thirrje për përmbajtje pas sulmeve të Iranit ndaj Izraelit

Posted on April 15, 2024April 15, 2024 by User User1

Rusia dhe Kina i bëjnë thirrje Iranit dhe Izraelit  të tregojnë përmbajtje.

Rusia nuk e kritikoi publikisht Iranin për sulmin, por ndau shqetësimin për rrezikun e përshkallëzimit, shkruan BBC. 

“Përshkallëzimi i mëtejshëm nuk është në interesin e askujt,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për luftën në Lindjen e Mesme.

Ministria e Jashtme e Kinës gjithashtu bëri thirrje për qetësi dhe për “të ushtruar përmbajtje dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve”.

Izraeli u sulmua nga një valë dronësh dhe raketash në sulmet e para të drejtpërdrejta të Iranit në territorin e tij Sulmi përfshiu më shumë se 300 dronë dhe raketa – shumica dërrmuese u kapën , tha ushtria izraelite.

Një raketë balistike goditi bazën ajrore Nevatim në jug të vendit, duke shkaktuar dëme të vogla , thanë zyrtarët Irani tha se sulmi ishte një përgjigje ndaj një sulmi vdekjeprurës në një kompleks diplomatik iranian në Siri në fillim të këtij muaji

Teherani paralajmëroi gjithashtu nëse Izraeli hakmerret, përgjigja e tij e ardhshme do të jetë  më e madhe. Kryeministri Benjamin Netanyahu mblodhi një kabinet lufte për të diskutuar sulmin, i cili u dënua  nga liderët globalë duke përfshirë presidentin e SHBA Joe Biden, kryeministrin britanik Rishi Sunak dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së.

Presidenti i SHBA ka organizuar një takim online të liderëve të G7, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka këmbëngulur se nuk dëshiron të shohë përshkallëzimin e krizës në Lindjen e Mesme.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara