
Kryetari i Kongresit amerikan Mike Johnson ka thënë të dielën se ai do të tentoj ta kaloj pakon ushtarake per Izraelin dhe Ukrainën gjat kësaj jave ndërsa kjo pako përfshin gjithashtu disa ndihma për aleatët në Azi
Johnson ndodhet nën një presion të lartë nga kolegët e tij kongresmen teksa Kongresi ndodhet nën një linjë të ndarë mbi mbështetjen financiare për ta ndihmuar Kievin dhe Izraelin në luftën e tyre. Kryetari e ka pakon 95 miliard dollarëshe në zyrtar tashmë për 3 muaj.
Sulmi nga Irani dhe Izraeli të dielën herët ka shtuar presionin ndaj Johnson por gjithashtu i ka dhënë atij mundësinë që të theksoj urgjencën e aprovimit të fondeve, raporton The Associated Press.
Johnson tha për emisionin “Sunday Morning Futures” të Fox News se ai dhe republikanët kuptojnë nevojën e qëndrimit me Izraelin dhe se këtë javë ai do të mundohet ta kaloj pakon ushtarake.
