www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gjermania i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Zelensky, gati të dërgojë tjetër sistem ‘Patriot’

Posted on April 15, 2024April 15, 2024 by User User1

Kërkesës së presidentit Zelenski për shtimin e sistemeve antiraketore “Patriot” në Ukrainë i është përgjigjur pozitivisht Gjermania.

 Zelenski në një video-mesazh njoftoi se veç sistemeve “Patriot”, Berlini do të ndihmojë Ukrainën edhe me sisteme të tjera.

“Kemi arritur një rezultat shumë të mirë në fushën ndërkombëtare. Gjermania do të na sigurojë sisteme të tjera Patriot. Sot ramë dakord me kancelarin gjerman Olaf Sholz. Jemi duke punuar gjithashtu me Gjermaninë për më shumë sisteme raketore IRIS-T, të cilat janë gjithashtu sisteme shumë të mira të mbrojtjes si dhe për raketa për sistemet tona të tjera të mbrojtjes. Ne e ndjejmë lidershipin e Gjermanisë dhe falë kësaj do jemi në gjendje të shpëtojmë shumë jetë dhe ti japim Ukrainës mbrojtjen e nevojshme ndaj terrorit rus. Jemi duke bërë gjithçka për ti dhënë forcave tona të mbrojtjes dhe industrisë tonë ushtarake më shumë mundësi. Çdo javë sjell kontrata të reja për prodhimin e armëve. Jemi duke shtuar fondet për prodhimin e armatimeve. Ukraina ka potencial për të prodhuar edhe dronë të cilësisë së lartë. Jemi duke negociuar me partnerët tanë për të financuar këtë aktivitet për të mirën e përbashkët, të gjithë Europës, cilido që është I kërcënuar nga terrori rus.”

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara