www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Xavi tregon si ndryshoi Barcelona pas vendimit të tij, ka disa fjalë edhe për El Clasicon

Posted on April 14, 2024April 14, 2024 by User User1

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit dhe kjo gjë tanimë është e sigurt.

Trajneri katalunas përkundër se ka ofertë nga klubi të vazhdoj qëndrimin së paku edhe për një edicion tjetër, është i vendosur që të mbajë premtimin e dhënë.

Barcelona po bën gjëra të mira që nga ai vendim i Xavit, teksa kanë shkurtuar epërsinë me Real Madridin, por edhe janë në çerekfinalet ë Ligës së Kampionëve ku ndeshjen e parë e fituan 2-3 në udhëtim te PSG.

“Pas vendimit tim, ishte më shumë qetësi në mjedis. Ishte një vendim i mençur. Ne fituam qetësi, prandaj jemi këtu ku jemi. Përndryshe, do të kishte qenë më e vështirë. Me vendimin e marrë, isha i sigurt se do të arrinim në këtë pikë”, deklaroi Xavi.

Ai ka folur edhe për përballjen në El Clasico me Real Madridin, ku thotë se dëshiron të fitoj për mos t’ia dorëzuar titullin rivalit të përbetuar.

“Rezultati nuk do të ndryshojë sezonin tim. Jam më tepër i shqetësuar për lodhjen. Do të bëjmë gjithçka për të fituar. Do të duhet ta harrojmë për një moment Ligën e Kampionëve dhe të fokusohemi në La Liga”.

“Për ne është e rëndësishme të fitojmë, sepse do të kishim shansin të fitonim kampionatin. Nëse do të humbasim, do të jem i dënuar t’ia japim titullin Realit të Madridit. Jemi në një moment të mirë”, deklaroi Xavi.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara