www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

‘Irani do të sulmojë së shpejti Izraelin ‘- Biden: Jemi të përkushtuar në mbrojtjen e Izraelit, Irani s’do të ketë sukses 

Posted on April 13, 2024April 13, 2024 by User User1

Presidenti Amerikan Joe Biden të premten njoftoi se në bazë të informacioneve kanë vlerësuar se teokracia e Iranit do të sulmojnë Izraelin së shpejti dhe se janë të përkushtuar në mbrojtjen e Izraelit

Shkurt dhe prerë ishte adresimi rreth kësaj çështje nga presidenti i SHBA’së të premten në pyetjet e gazetarëve rreth eskalimit të situatës në Lindjen e Mesme.

“Unë nuk dua të zbardh informacion të klasifikuar por vlerësimi im është se Irani do të sulmojë Izraelin së shpejti” raporton gazetari i Axios Barak Ravid.


“Ne jemi të përkushtuar në mbrojtjen e Izraeli. Ne do të mbështesim Izraelin, ne do të ndihmojmë në mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses. Ju faleminderit shumë”.

Gjenerali Amerikan Michael Kurilla, komandanti i forcave ushtarake amerikan në Azi, ka përshpejtuar vizitën në Izrael në parapërgatitje të kërcënimit iranian.

Sipas raportit të Fox News, SHBA poashtu po dislokon asete shtesë në rajonin e Lindjes së Mesme për të shtuar efektin zmbrapsës në rajon dhe shtuar kapacitetet mbrojtëse të forcave amerikane sipas një zyrtari të departamentit të mbrojtjes.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara