www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Çmimi i arit arrin shifra rekorde, një gram shkon mbi 72 euro

Posted on April 13, 2024April 13, 2024 by User User1

Çmimi i arit në Kosovë është duke u rritur nga dita në ditë dhe kjo është e dukshme edhe në bursat ndërkombëtare. Aktualisht në vendin tonë çmimi i një gram ari kushton deri në 70 euro, apo një kilogramë 70.000 euro

Lëvizjet e shumta mujore por edhe ditor në tregjet ndërkombëtare të arit përgjatë këtij viti dhe jo vetëm, kanë bërë që edhe në Kosovë çmimi i arit të rritet në shifra rekorde.

Redaksia e Gazeta Metro ka kontaktuar me disa artari dhe aktualisht çmimi i arit po sillet nga 55 deri 70 euro grami i arit. Ky çmim varion varësisht nga lloji i arit dhe çmimi për një lloj është më lirë një tjetër më shtrenjtë. Çmimi i një kilogram ari shkon deri në 70 mijë euro.

Sipas artarëve që ka biseduar Gazeta Metro, çmimi pritet të shkojë deri në 80 euro për një gram, deri në muajin maj.

Edhe në bursat ndërkombëtare, për momentin një gram ari është duke u tregtuar me 72.13 euro.

Në bursën ndërkombëtare ‘Goldprice’, çmimi i një kilogram ari tani po tregtohet me një çmim prej 72 mijë e 163 euro.

Bazuar në bursën ndërkombëtare, në vitin e kaluar pikërisht me 12 prill 2023 çmimi i një gram ari ishte 58 euro, ndërsa sot me 12 prill 2024 çmimi i një gram ari është 72.13 euro.

Krahasuar me përqindje, këtë vit çmimi i arit është 16.53 % më shtrenjtë se vitin e kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare edhe interesimi i Kosovës për import të kësaj lënde, është rritur shumë nga viti në vit.

Kujtojmë gjithashtu se Kosova është vendi i vetëm në rajon, e cila nuk ka rezerva natyrore të arit.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara