www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ahmeti: Majorizimin, mbisundimin dhe përbuzjen e komuniteteve, UÇK-ja e ka varrosur në Ohër bashkë me shovinizmin dhe irredentizmin!

Posted on April 13, 2024 by User User1

Fronti Europian sot ka vazhduar aktivitetet në Prespë ku në takim me qytetarët krahas kryetarit të BDI Ali Ahmeti, të pranishëm kanë qenë edhe kandidati për president Bujar Osmani, kryetari i PDE-së Arjanit Hoxha, kandidatët për deputetë Musa Xhaferi dhe Fehmi Skender, përfaqësues të ASH/krahu i Selës, Remzi Memedi si dhe kordinatori për Zonën e V-të zgjedhore, Jeton Shaqiri.

Ali Ahmeti para të pranishmëve tha se Frontin Europian e kemi për detyrë që ta ushqejmë me ide ngado që janë shqiptarët dhe të punojnë bashkë.

“I dëgjoj deklaratat e Mickoskit dhe Gordanës që kërkojnë 61 mandate, që kërkojnë të kthejnë supermadhësinë, që kërkojnë majorizimin, të kthejnë dhe mbisundojnë mbi komunitetet tjera. Ju çoj porosi kësaj klase politike që majorizimin, mbisundimin dhe përbuzjen e komuniteteve, UÇK-ja e ka varrosur në Ohër bashkë me shovinizmin dhe irredentizmin, se nuk ka kthim pas. Unë nuk flas për numra, Fronti din vetëm të fitojë dhe ecje përpara dhe nuk ka se si të mos fitojmë sepse asnjë objektiv nuk e kemi humbur. Këtë front e kemi për detyrë ta ushqejmë me ide dhe me afërsi, ngado që të jeni dhe punoni bashkë, sepse shqiptarët historikisht të huajt i kanë ndarë dhe përçarë dhe i kanë shfrytëzuar për të coptuar tokat shqiptare. Prandaj, të mësojmë nga e kaluara, nga historia jonë e hidhur që të ndërtojmë histori më të fortë dhe më të re, tha Ahmeti.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara