www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Miliarderja dënohet me vdekje për mashtrim, gjyqi më i madh i mbajtur ndonjëherë në Vietnam!

Posted on April 12, 2024 by User User1

Një 67-vjeçare është akuzuar për grabitjen e një prej bankave më të mëdha të Vietnamit gjatë një periudhe 11-vjeçare. Ky ishte gjyqi më i madh i mbajtur ndonjëherë në Vietnam, për një nga mashtrimet më të mëdha bankare që bota ka parë ndonjëherë.

Truong My Lan është akuzuar për marrjen e 44 miliardë dollarëve në kredi nga Banka Tregtare Saigon. Sipas autoriteteve, 2700 persona janë thirrur për të dëshmuar dhe në të janë të përfshirë 10 prokurorë të shtetit dhe rreth 200 avokatë. Truong My Lan vjen nga një familje kino-vietnameze në qytetin Ho Chi Minh, dikur Saigon. Ajo ka qenë prej kohësh motori i ekonomisë vietnameze.

Ajo filloi si shitëse tezge në treg, duke shitur produkte kozmetike me nënën e saj, por filloi të blinte toka dhe prona pasi Partia Komuniste nisi një periudhë reformash ekonomike, të njohur si Doi Moi, në vitin 1986.

Në vitet 1990, ajo zotëronte hotele dhe restorante. Ajo akuzohet gjithashtu se ka dhënë ryshfet për të siguruar që kreditë e saj nuk do të shqyrtoheshin kurrë. Një nga të akuzuarit përkrah saj është një ish-kryeinspektor në bankën qendrore, i cili përballet me një burg të përjetshëm për marrjen e ryshfetit prej 5 milionë dollarësh.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara