
Gazeta e njohur amerikane The Wall Street Journal në editorialin e saj akuzoi partinë demokratike për dështim të mbështetjes së aleatëve pasi që 40 kongresmenë të tyre kërkuan që të ndalin furnizimin me armatim për Izraelin në kohë lufte
“Ndalimi i dërgimit të armatimit aleatit në mes të luftës është definicioni i tradhtisë” shkruante redaksia e gazetës, duke e vlerësuar kongresmenen veterane demokrate Nancy Pelosi, ‘mik të kohëve të mira’.
Letra e nënshkruar nga 40 demokratët e Kongresit pasi që Izraeli vrau gabimisht 7 punëtorë humanitarë të World Central Kitchen javën e kaluar i bënte thirrje presidentit amerikan Biden të pezullonte shitjen e armatimit Izraelit “deri në përfundimin e hetimit për sulmin ajror”.
Ditëve pas sulmit zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari e quajti ‘tragjedi’ incidentin pas hetimit fillestar duke i ndëshkuar dy oficerë të përfshirë në sulm dhe disiplinuar edhe tre të tjerë. Rasti është dorëzuar gjyqit ushtarak ku do të merret vendime të mëtutjeshme.
Në editorialin e WSJ argumentohet se SHBA po e mban Izraelin në standarde të atilla që edhe vet ka dështuar t’i arrijë, ku shkruanin se “do të mendonit se SHBA asnjëherë s’ka gabuar dhe vrarë civilë në betejë”.
“Ata injorojnë sulmin me predha Hellfire që vrau 7 fëmijë kur SHBA kërkonte të hakmerrej për vrasjen e 13 amerikanëve në Kabul kur zoti Biden tërhoqi trupat nga Afganistani më 2021” shkruhej duke cekur më tej se “Izraeli ka histori të llogaridhënies për gabime të tilla” e duke i vlerësuar ndëshkimin më të madh sesa mund të thuhet për dështimin amerikan në Afganistan.
Në editoral media amerikane shënjestrën më në përgjithësi demokratët amerikanë pasi siç pretendojnë për “histori të braktisjes së miqve në kohë të vështira” përfshi luftërat e SHBA’së në Vietnam e Irak, poashtu edhe Afganistan.
