
Presidenti i SHBA’së Joe Biden e ka çuajtur menaxhimin e luftës nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu si një gabim dhe i ka bërë thirrje qeverisë së tij që të dërgoj ndihma në Gaza duke rritur po ashtu presionin ndaj Izraelit që të arrijë një armëpushim
Biden ka qenë një përkrahës i luftës së Izraelit ndaj Hamasit që nga sulmi terrorist i 7 tetorit por javët e fundit durimi ndaj Netanyahut është humbur gjë që ka rritur izolimin ndërkombëtar të këtij të fundit sa i përket luftës.
Mospajtimi më serioz ka ardhë ndaj planeve izraelite për një ofensivë tokësore në qytetin më jugor të Gazës, Rafah, dhe mospajtimi është thelluar pas një sulmi ajror të Izraelit ndaj një kolone me ndihma humanitare, sulm i cili la të vdelur shtatë punëtorë të organizatës bamirëse, World Central Kitchen, raporton The Associated Press.
Komentet e Biden erdhen në një intervistë të së martës gjë që hodhi dritë mbi dallimet mes SHBA’së dhe Izraelit sa i përket ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.
