
Presidenti argjentinas Javier Milei ka filluar vizitën e tij në SHBA ku do të takohet me miliarderin Elon Musk teksa qeveria e tij kërkon investime nga jashtë për të dalë nga kriza e thellë ekonomike
Presidenti argjentinas filloi vizitën e tij katër ditore në Miami aty ku luan super ylli argjentinas Lionel Messi dhe ku gjindet një popullsi e madhe argjentinase. Milei gjithashtu do të vizitoj sinagogën e Chabad-Lubavitch një sekt i judaizmit Hasidik ku do të nderohet. Ai miliarderin Musk do ta takoj të premten në Teksas ku do të bëj një tur në fabrikën e Teslas.
Ky udhëtim në SHBA është i treti për të në katër muaj që është bërë president ku dhe ka orientuar politikën e jashtme argjentinase në linjë me Washingtonin. Milei qëndroi me gjeneralen Laura Richardson që është në krye të Komandës Jugore të SHBA’së. Ai u zotua të thellojë marrëdhëniet strategjike me SHBA’në të cilën e ka parë si mbështetëse vitale për rimëkëmbjen ekonomike të vendit të tij, raporton The Associated Press.
Në rrjetin social X pas takimit me Richardson, Milei shkroi se ai përdori rastin për të paraqitur një doktrinë të re diplomatike për Argjentinën.
