www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ndërroi jetë më 7 prill pas aksidentit në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit, gjenden shumë para tek shtetasi Austrisë

Posted on April 11, 2024April 11, 2024 by User User1

Te shtetasi i Austrisë që ndërroi jetë më 7 prill pas aksidentit në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit, është gjetur një çantë me para.

“Më datë 07.04.2024 rreth orës 17:20 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë – Kodra e Diellit, në hyrje të Rasadishtes nga Tetova, automjeti i pasagjerëve “Suzuki” me targa austriake, i drejtuar nga. E.V. (80) nga Vjena – Republika e Austrisë, ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit, i cili ndodhej i vetëm në automjet. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore”, thuhej në njoftimin e MPB-së.

Nga Njësiti i Zjarrfikësve në Tetovë thonë se përveç trupit të pajetë, janë gjetur edhe para, që i janë dorëzuar policisë, transmeton Sloboden Pecat.

“Ishte një rënie e thellë e automjetit, prej rreth 150 metrash. Viktima ishte jashtë veturës, gjërat ishin të shpërndara edhe jashtë. Ka edhe fotografi dhe gjëra që i kemi dokumentuar, kemi parë para rreth veturës si dinarë serbë, euro dhe denarë. Në një çantë, sipas asaj që kanë parë zjarrfikësit e tjerë, kishte një sasi të madhe parash që i posedonte viktima. Një shumë e madhe me euro”, tha Avni Ameti, kryekomandant i zjarrfikësve në Tetovë.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara