www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Historia e festës së Fitër Bajramit dhe karakteristikat

Posted on April 11, 2024April 11, 2024 by User User1

Fiter Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit.

Emri Fiter Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë.

Zoti ligjësoi në fund të muajit të Ramazanit festën e Fiter Bajramit, gëzim për myslimanët, ashtu siç ligjësoi festën e Kurban Bajramit në ditën e dhjetë të muajit Dhul-Hixhxhe. Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit.

Namazi i Bajramit është obligim i domosdoshëm për çdo mysliman. Muhammedi i ka kushtuar rëndësi të veçantë duke i urdhëruar myslimanët që të falin këtë namaz.

Koha e namazit të Bajramit fillon me ngritjen e diellit nga horizonti sa një shtizë, derisa të arrijë në zenit.

Namazi i Bajramit ka dy rekate dhe dallon prej namazeve tjera për nga mënyra e faljes. Në rekatin e parë pas tekbirit fillestar merren shtatë tekbire, mandej lexohet sureja Fatiha dhe ndonjë sure tjetër. Pas plotësimit të rukusë dhe sexhdesë së rekatit të parë, ngritet për në rekatin e dytë dhe menjëherë merren pesë tekbire pas të cilëve lexohet Fatiha dhe ndonjë sure, më pas shkohet në ruku dhe sexhde e kështu përfundon namazi.

Përgatitja për festën e Bajramit

Elementet e përgatitjes për festën e Bajramit janë këto:-Larja e trupit.-Të stolisurit me rroba të bukura.-Ngrënia e hurmave para daljes për të falur namazin e Bajramit.-Të shkuarit herët në musal-la për të falur namazin e Bajramit.-Shkuarja në musal-la këmbas.-Ndërrimi i rrugës në shkuarje dhe kthim nga musal-la.Pas festësPrej shenjave të pranimit të adhurimit është vazhdimi i bamirësisë pas çdo vepre të mirë. Të parët tanë gjithmonë janë përpjekur që adhurimin ndaj Zotit ta përkryejnë, janë kujdesur që veprat e tyre të jenë në përputhje me sunnetin e Pejgamberit e me këtë, të jetë e pranuar tek Zoti.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara