www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Grubi priti në takim përfaqësuesin special sloven për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš

Posted on April 11, 2024April 11, 2024 by User User1

Zëvendës kryetari i Qeverisë për kordinim të Çështjeve Politike të Resorëve dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur në takim përfaqësuesin special të Republikës së Slovenisë për Ballkanin Perëndimor, z. Anžej Frangeš.

Në takim u bisedua për çështjet aktuale në vend dhe rajon, bashkëpunimin mes dy vendeve, integrimin europian si dhe zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Grubi dhe Frangeš përshëndetën marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe shprehën pritshmërinë që dinamika e vendosur aktive e bashkëpunimit të vazhdojë edhe më tej në të gjitha sferat.

Duke e falënderuar ambasadorin Frangeš për mbështetjen që Slovenia jep në rrugën tonë euroatlantike, Grubi theksoi vendosmërinë që Republika e Maqedonisë së Veriut të vazhdojë të jetë vend i përkushtuar për sigurinë përmes unitetit, si dhe marrëdhënieve të mira me vendet fqinje, shtetet europiane dhe SHBA-të, si vende mike.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe orientimin properendimor të vendit, përfshirë edhe rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese si kusht kyç që vendi të ecë përpara në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian, për një të ardhme më të mirë për mbarë rajonin.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara