www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vetëvendosja e Kurtit dhe opozita shqiptare e Maqedonisë sulmojnë Bujar Osmanin, i cili për 2 vite i ka përzënë 17 diplomatë rusë

Posted on April 9, 2024April 9, 2024 by User User1

Bujar Osmani, i cili përfaqëson partinë më të madhe të shqiptarëve në Maqedoni, BDI, u bë i njohur pas suksesit në luftën për të drejtat e shqiptarëve, në Maqedoni. Ai tani  në mënyrë të orkestruar po sulmohet  nga Qeveria Kurti dhe partitë opozitare shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Albin Kurti dhe partitë opozitare shqiptare me dëshpërim bënë  përpjekje ta nxjerrin Bujar Osmanin në taborin e Serbisë, metodë kjo e njohur dhe e praktikuar shpesh nga Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Qeveria Kurti nisi sulmin ndaj Osmanit pikërisht për pikat që vetë u zotua në letrën të cilën ia ka dërguar raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, ku specifikisht thuhet se shteti i Kosovës do të përmbahet nga përdorimi i policisë speciale në veri të Kosovës për detyra të zakonshme policore. Kandidati për kryetar nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani, në postin e ministrit të Jashtëm, i kishte përzënë 17 diplomatë rusë nga Maqedonia e Veriut pasi i kishte zënë drejtpërdrejt duke komunikuar me njerëz nëpër institucione të rëndësishme.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara