
Bujar Osmani theksoi se vendi ndodhet në udhëkryq dhe ne duhet të zgjedhim midis integrimit dhe izolimit.
Rrallë ndodh që të ndodhemi në udhëkryq, të zgjedhim midis vizionit të integrimit dhe izolimit, bashkëjetësës dhe urrejtjes, zhvilllimit dhe rrëshqitjes mbrapa, kjo është dilemma para së cilës gjendemi ne, nuk është garë mes nesh derivatëve, ky front nuk është i rastësishëm, nuk ka fotografi më të bukur kur shohim bashkë të gjithë. Nuk lejojnë të prekin një atom të vogël nga ne, këto burra që janë bërë pjesë e Frontit Europian. Sot Marrëveshja e Ohrit ka fituar këmbë e duar, është shndëruar në lëvizjen më të madhe politike për të rrumbullakësuar barazinë dhe të prishë monopole që janë krijuar të jemi qytetarë të rendit të dytë, rrënuam pozitën e kryetarit të kuvendit dhe kryeministrit, të thyejmë pozitën e presidentit dhe të bëhemi bashkë në karavanin e madh dhe të tregojmë se dimë dhe mundemi të udhëheqim vendin, shtoi Osmani.
