
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Yoav Gallant ka thënë se trupat izraelite janë tërhequr nga Khan Younis i jugut të Gazas në mënyrë që të përgatiten për ofensivën në Rafah
Gallant tha në një takim në komandën jugore të ushtrisë izraelite (IDF) se trupat e tërhequra nga jugu i Gazas janë duke u bërë gati për misionet e ardhshme.
Ai shtoi aksioni i IDF në Spitalin Shifa do të shërbej si shembull për një aksion të ardhshëm në zonën e Rafah, raporton “The Times of Israel”.
Në fund ministri tha se do të arrihet një situatë ku Hamasi nuk kontrollon Rripin e Gazës dhe nuk funksionon me kapacitet ushtarak duke eliminuar mundësinë që të rrezikojnë qytetarët izraelit.
Izraeli është ndodhur nën presion nga SHBA dhe BE që të mos zhvilloj aksion ushtarak me këmbësori në Rafah pasi që aty është e koncentruar shumica e popullsisë së enklavës palestineze dhe se sipas Perëndimit pasojat humanitare mund të jenë katastrofale.
