www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zelensky: Ukraina do ta humbë luftën pa ndihmën e Kongresit Amerikan!

Posted on April 8, 2024 by User User1

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u shpreh se Ukraina do të humbasë luftën kundër Rusisë, nëse Kongresi Amerikan nuk miraton një paketë të madhe të ndihmës ushtarake. Kjo në kohën kur forcat ruse po vazhdojnë që ta rrisin ndjeshëm praninë në vijën e frontit. Ushtria ukrainase e ka pranuar se luftimet rreth vijës së frontit në qytetin Çasiv Jar janë “të vështira” edhe pse ata janë duke rezistuar deri tani.

Ukraina vazhdon që të kërkojë ndihmë urgjente prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sidomos për paketën e propozuar në vlerë 60 miliardë dollarësh e që është bllokuar prej disa muajsh nga republikanët në Kongresin Amerikan. Në një video-mesazh, kreu i shtetit ukrainas, Zelensky deklaroi:

Eshtë e nevojshme që specifikisht t’i tregojmë Kongresit se nëse nuk e ndihmon Ukrainën, vendi do ta humbasë luftën. Do të jetë e vështirë për Ukrainën që të mbijetojë pa ndihmë. Nëse Ukraina humb luftën, shtetet e tjera do të sulmohen.

Rusia i ka shtuar sulmet në Çasiv Jar ndërsa po tenton që të zgjerojë territorin nën kontrollin e saj. Çasiv Jar gjendet më pak se 30 kilometra larg nga Kramatorsku, një zonë e rëndësishme hekurudhore e logjistike për ushtrinë ukrainase.

“Situata është e vështirë dhe e tensionuar”, u shpreh Oleg Kalashnikov, një zëdhënës i brigadës ushtarake të angazhuar në atë zonë.

Por, siç dihet, republikanët konservatorë në Kongresin Amerikan hezitojnë që të miratojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën, me arsyetimin se nevojiten reforma të thella për të adresuar çështjen e emigracionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në anën tjetër, presidenti amerikan, Joe Biden e ka përmendur disa herë nevojën kritike për ta mbrojtur Ukrainën kundër pushtimit rus e vazhdimisht ka theksuar se qëndrojnë në krah të Kievit, për ta mbështetur në luftën me trupat e Moskës.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan këtë luftë “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar e denazistifikuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke e goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra ekonomike. Si pasojë e luftës kanë gjetur vdekjen mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Lajmet e fundit…

  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara