www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Izraeli e zvogëlon numrin e ushtarëve në jug të Gazës

Posted on April 8, 2024April 8, 2024 by User User1

Ushtria izraelite i ka tërhequr të gjitha trupat tokësore nga jugu i Rripit të Gazës, përveç një brigade, njoftoi të dielën një zëdhënës i ushtrisë, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Ushtria izraelite nuk ka hollësi të tjera rreth kësaj çështje.

Nuk është e qartë nëse kjo tërheqje do të ndikojë në kërcënimet e vazhdueshme të Izraelit për ta pushtuar qytetin Rafah në jug të enklavës palestineze.

Një brigadë izraelite zakonisht përbëhet nga disa mijëra trupa.

Zyrtarët izraelitë thonë se synojnë ta pushtojnë Rafahun me qëllim për ta shkatërruar Hamasin – grupin e shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Tërheqja e ushtarëve vjen teksa Egjipti po përgatitet për të qenë nikoqir i një rundi të ri bisedimesh për një marrëveshje për armëpushim dhe lirim të pengjeve.

Lufta e Izraelit në Gazë, e cila nisi para gjashtë muajve kur Hamasi e sulmoi Izraelin më 7 tetor, ka qenë e përqendruar në jug të enklavës palestineze në muajt e fundit.

Rafah është vendi i fundit ku mbi 1 milion palestinezë kanë ikur për të kërkuar strehim nga bombardimet e pareshtura izraelite në Gazë.

Më shumë se 1.200 njerëz u vranë dhe rreth 250 të tjerë u rrëmbyen gjatë sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor, sipas zyrtarëve izraelitë.

Izraeli u hakmor duke kryer sulme ajrore dhe tokësore që për pasojë kanë pasur vrasjen e më shumë se 33.000 palestinezëve, sipas autoriteteve lokale në Rripin e Gazës.

Luftimet kanë detyruar mbi 80 për qind të popullsisë së Gazës të zhvendoset dhe qindra mijëra janë buzë urisë, kanë thënë Kombet e Bashkuara dhe agjencitë ndërkombëtare të ndihmës.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara