www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Fronti Europian hap shtabin në Kumanovë

Posted on April 8, 2024April 8, 2024 by User User1

Në Kumanovë në prani të shumë qytetarëve u hap shtabi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare i Frontit Europian. 

Në këtë eveniment i pranishëm ishte kandidati për president Bujar Osmani, bartësi i listës së kandidatëve për deputet në zonën e dytë zgjedhore, Sadulla Duraku, kandidatët për deputetë Skender Rexhepi Zejd, Elmi Aziri, Bastri Bajrami, Semra Karishiq, Fatime Osmanovska si dhe koordinatori i njësisë zgjedhore numër 2 dhe deputet Arbër Ademi.

“Fronti Europian është risia më e madhe e këtyre zgjedhjeve rëndësinë e së cilës do ta kuptojmë në të ardhmen pasi që sot Fronti Europian e ka vetëm nismën, është projekt afatgjatë që planifikojmë të funksionojë për zgjedhjet lokale, për zgjedhjet e ardhshme për shumë projekte e misione, Fronti Europian është më e mira që i ka ndodhur këtij shteti pas Marrëveshjes së Ohrit. Këto zgjedhje do vendosen me 24 Prill, kurse 8 Maji do të jetë vetëm korrja e fitores, do të jetë festa e suksesit”, tha Bujar Osmani.

Sadulla Duraki gjatë fjalës së tij tha se zona zgjedhore numër dy është një mozaik i ngjeshur të cilin përbëjnë shumë komunitete.

“Në vitin 2001 u bë lufta për barazi në Maqedoni të Veriut, por ama luftëtarët e lirisë kanë zemrën e gjerë, kanë zemrën e madhe sa një oqean dhe të gjitha komunitetet e tjera të cilëve u cenohet e drejta e barazisë së tyre janë në mesin e Frontit Europian”, u shpreh Duraki.

Skender Rexhepi Zejd me këtë rast tha se ata janë të nderuar me faktin që janë pjesë e Frontit Europian dhe me këtë të dëshmojnë rrugëtimin e qartë politik.

Kryetari i Shtabit zgjedhor i Frontit Europian, Ridvan Asani gjatë këtij evenimenti ka thënë se ky bashkim i forcave do të arrijë fitoren më historike në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Maqedonisë së Veriut dhe me këtë do të bëhet shembull për të gjithë.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara