www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Turqia i arreston 48 të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik

Posted on April 7, 2024April 7, 2024 by User User1

Autoritetet turke i kanë arrestuar 48 njerëz të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik, në lidhje me një sulm me armë në një kishë në Stamboll në janar, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya të shtunën, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Një shtetas turk u vra nga dy pjesëtarë të armatosur të Shtetit Islamik në kishën katolike në Stamboll më 28 janar.

Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se ai u krye pas thirrjes së udhëheqësve të këtij grupi militant për t’i sulmuar hebrenjtë dhe të krishterët.

Prej atëherë, autoritetet turke i kanë arrestuar qindra të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik.

Shteti Islamik i ka kryer një sërë sulmesh në mbarë Turqinë, përfshirë një më 2017 në një klub nate në Stamboll, kur u vranë 39 persona.

Sipas ministrit Yerlikaya, që nga qershori i vitit 2023, autoritetet turke kanë arrestuar 2.086 të dyshuar se kanë lidhje me Shtetin Islamik.

Arrestimet e fundit vijnë po ashtu në kohën kur javë më parë një degë e Shtetit Islamik e mori përgjegjësinë për një sulm në një sallë koncertesh në Moskë të Rusisë, ku u vranë 144 njerëz.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara