
Katër vetura digjen në poligonin poshtë Ambasadës Amerikane, pranë kalatës së Vardarit dhe objektit “Vodovod”. Hapësira shfrytëzohet si parking, e sidomos në fundjavë është e mbipopulluar.
Qytetarët i ka zënë paniku dhe kanë nxjerrë makinat e tyre nga zona, me frikën se zjarri mund të përhapet. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe zjarrfikëset me mjete zjarrfikëse
Dëshmitarët okularë thonë se janë dëgjuar disa shpërthime dhe se zjarri është përhapur me shpejtësi.
