
Ushtria izraelite është nën alarm të lartë që nga dita e enjte teksa vendi po përgatitet për premtimin publik të Iranit për ‘hakmarrje’ ndaj sulmit ajror të Izraelit në Damask gjatë kësaj jave ku mbetën të vrarë dy gjeneral të lartë dhe disa diplomat iranian
Sulmi që ndodhi në mes të ditës në konsullatën iraniane në Damask ishte një eskalim që rrezikon zgjerimin e konfliktit në rajonin tashmë shumë të trazuar nga lufta mes Hamasit dhe Izraelit.
Lideri suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei ka thënë në një deklaratë të martën se ” Me ndihmën e Zotit ne do ti bëjmë që të pendohen për këtë krim”, raporton The Washington Post.
Pavarësisht retorikës së ashpër të Iranit, analistët kanë thënë se Irani sipas gjasave do të jetë e kalibruar në kundërpërgjigje pasi që shpreson ta shmang një luftë të kushtueshme dhe dëshiron ta mbajë aftësinë e përkrahjës së grupeve “proxy” të cilat kanë sulmuar Izraelin dhe disa nga celulat amerikane në rajon.
Izraeli ka marrë masa të mbrojtjes ku sipas raportimeve ka anuluar pushimet e të gjithë personelit ushtarak dhe ka ndalur shërbimin GPS në të gjithë vendin.
