www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bëni këto ushtrime të syve për ta përmirësuar shikimin

Posted on April 6, 2024April 6, 2024 by User User1

Në epokën e sotme digjitale, shëndeti i syve është në rrezik, duke çuar në rritjen e problemeve me shikimin. Ushtrimet që mund t’i bëni kohë pas kohe ndikojnë për të pasur sy të shëndetshëm. Në fund, bëni përpjekje të flini aq sa duhet

Ushtrimi i syve është një nga gjërat e thjeshta të cilën shumë pak njerëz e bëjnë, por që ndihmon jashtëzakonisht shumë për ta mirëmbajtur shikimin e mirë.

Më poshtë Telegrafi ju sjellë disa ushtrime të syve, të cilat nuk do t’ju marrin shumë kohë, e gjithashtu janë shumë të lehta për t’u bërë:

Mbyllni sytë për dy minuta – ky ushtrim ndihmon për rregullimin e qarkullimit të gjakut brenda syve.

– Rrotullojeni kokën në lëvizje rrethore duke mbajtur shikimin vetëm drejt. Fillojani nga ana e djathtë në të majtë lëvizjet e kokës, pastaj lartë-poshtë. Edhe ky ushtrim e rritë qarkullimin e gjakut në sytë tuaj.

– Mbyllni sytë dhe relaksohuni. Errësira besohet se ndihmon në forcimin e qelizave të foto receptorit në sytë tuaj, gjë e cila ndihmon në mirëmbajtjen e shikimit të mirë.

– Mbyllni sytë shumë për tre deri në pesë sekonda, pastaj hapni. Këtë përsëriteni shtatë herë sepse ndihmon në relaksimin e muskujve të syve dhe në rritjen e qarkullimit të gjakut te sytë.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara