www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zgjedhjet presidenciale/ Osmani: RMV-ja hapi derën e hekurt – në BE deri më 2030

Posted on April 5, 2024April 5, 2024 by User User1

Kandidati presidencial i “Frontit Evropian”, Bujar Osmani. Zotohet se si President i vendit të realizojë ambicjen për anëtarësim të plotë deri në vitin 2030, duke promovuar ndërkohë konceptin – më shumë integrim para anëtarësimit, në mënyrë që qytetarët të fillojnë të ndjejnë menjëherë përfitimet nga fondet e BE-së.

Dera e hekurt e BE-së është e hapur për Maqedoninë e Veriut dhe tani duhet që vendi t’i miratojë sa më shpejt ndryshimet kushtetuese.

Ishte ky mesazhi i kandidatit presidencial të Frontit Evropian Bujar Osmani në debatin publik me temë “Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030”.

”Zotimi i parë është bashkimi evropjan deri në vitin 2030, duke qenë i bindur se kjo është e vetmja alternativë për të vazhduar zhvillimin e shtetit. Në vitin 2024, nuk ka qeveri para se të bëhen ndryshimet kushtetuese ose pa një marëveshje për ndryshimet kushtetuese hapim kapitujt në vitin 2024 me hapjen e kapitujve fillon reforma më  e madhe në shtet”, u shpreh Bujar Osmani.

Osmani potencoi se ekziston një dokument i nënshkaruar nga partitë shqiptare me zotimin se nuk do të ketë Qeveri të re pa mos u miratuar Ndryshimet Kushtetuese.

“Ka një marveshje një dokument të nënshkruar nga partit veç e veç nuk ka një marveshje biraterale ndërmjet BDI-së, dhe opozitës por një dokumentë që kanë nënshkruar partit politike shqiptare që nuk do të ketë qeveri pa marrëveshje për ndryshimet kushtetuese”, tha Osmani.

Në debatin e hapur që u zhvillua në ambientet e Bibliotekës Nacionale dhe Universitare “Shën. Klimenti i Ohrit” – Shkup, morën pjesë akademikë të shumtë, studentë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare./tvklan.mk

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara