www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vëllezërit shqiptarë hyjnë në rekordet Guinness për akrobaci

Posted on April 5, 2024April 5, 2024 by User User1

Bëhet e ditur se dy vëllezërit shqiptarë Arnold dhe Artan Balla kanë hyrë në rekordet Guinnes. Vëllezërit Balla dy vite më parë me performancat e tyre me akrobaci kanë marrë pjesë në America’s Got Talent, e më pas edhe në Spanjë, transmeton albinfo.ch.

Ata kanë njoftuar se së fundi kanë hyrë në histori duke vendosur rekord botëror për kohën më të gjatë të qëndrimit në ekuilibër me sy të mbyllur në një cilindër, performancë të cilën e kanë dhënë në Times Square të New York-ut.

“Sfidë e vështirë, por të vendosur për ta përballuar. Jemi shumë të lumtur për të njoftuar se kemi vendosur Rekordin Botëror Guinness për kohën më të gjatë të qëndrimit në ekuilibër me sy të mbyllur në një cilindër”, kanë shkruar ata në rrjete sociale.

Në të dhënat e Guinness thuhet se rekordi i regjistruar nga Arnold dhe Artan Balla është 61.95 sekonda dhe është kryer më 3 Mars të këtij viti.

Lajmet e fundit…

  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar
  • Disa ditë nuk ka sistem në terminalin doganor në Bllacë!
  • Mickoski kërkon ekstradimin e Gruevskit!
  • Avokati i “Djallit” është marrë vesh me Prokurorinë në Maqedoninë e Veriut.
  • Kylian Mbappe me postim motivues pas eliminimit nga Championsi:

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara