www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shkup, ndërroi jetë aktorja shqiptare Silvana Bajçinovci

Posted on April 5, 2024April 5, 2024 by User User1

Nga Teatri Shqiptar në Shkup kanë njoftuar se ka ndërruar jetë aktorja Silvana Bajçinovci, përcjell TV21.

“Të nderuar kolegë, miq, e artdashës. Ju informojmë se varrimi i aktores tonë Silvana Bajçinovci bëhet nesër, e shtunë (06.04.2024) në orën 13.00 në Varrezat e Butelit. Kufoma niset nga Xhamia e Butelit. Takimi komemorativ mbahet të hënën në ora 12.00 në Teatrin Shqiptar. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Teatri Shqiptar në Shkup.

Ajo jetonte në Shkup, lindi në Stari tërg të Mitrovicës, në vitin 1955 ku e ka kryer shkollën fillore dhe të mesme.

Në Teatrin e Kombësive në Shkup sot Teatri Shqiptar, ka ardhur në cilësinë e aktores profesioniste në vitin 1975. Ka luajtur mbi 80 role ndër të cilat mbi 30 role kryesore.

Deri në fundin e viteve të 80-ta ka qenë yll i Teatrit të Kombësive kur pas tragjedive të rënda familjare është tërhequr dhe ka luajtur kohë pas kohe.

Ka qenë  njëra ndër aktoret që ka lënë gjurmë në artin skenik të Maqedonisë dhe të hapësirave të ish- Jugosllavisë. Për punën e suksesshme ka marrë çmime të nivelit jugosllavë dhe republikan. 

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara