www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Atentatori i kryetarit të Haraçinës vazhdon të shëtitet i lirë

Posted on April 5, 2024April 5, 2024 by User User1

Autori i sulmit të armatosur në Haraçinë vazhdon të shëtitet i lirë. Ministri i Punëve të Brendshme nuk shpalosi informacione shtesë lidhur me njërin nga personat që dyshohej se kishin lidhje me këtë rast. Ai nuk precizoi nëse ky person ishte ose jo i përfshirë, tha se do të ketë njoftime shtesë, por informoi se i njejti aktualisht është në liri.

“Lidhur me personin e dytë do të duhet në mënyrë shtesë të informohem saktë që në mënyrë shtesë të ju jap informacion të saktë që nuk do të ishte jashtë asaj që është e lejuar që të thuhet në opinion….

Personi i dyshuar a është akoma në polici ose është lënë i lirë?

Domethënë akoma nuk dihet nëse ka lidhje ose jo, por ku ndodhet ?

Është liruar“, tha Pançe Toshkovski, Ministër I Punëve të Brendshme.

Dy ditë më parë Toshkovski njoftoi se në ditën e sulmit ishin arrestuar dhe një person tjetër, por më pas ai është larguar nga lista e të dyshuarve, dhe ndaj tij po veprohet për një tjetër vepër për të cilën kishte fletarrestim ndërkombëtar.

Kujtojmë se të hënën kreu i komunës Ridvan Ibrahimi, ishte cak i një sulmi të armatosur. Gjatë një aktiviteti të komunës në rrugën kryesore që lidh Shkupin dhe Kumanovën, një person i armatosur, ndaloi automjetin e tij në afërsi të vendit ku po zhvilloheshin aktivitete dhe me kallashnikov qëlloi drejt Ibrahimit. Gjatë këtij sulmi Ibrahimi nuk morri plagë, por në vend të tij u plagosën shoferi I tij dhe një nëpunës I komunës. /Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara