www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

500 persona do të mbushin 18 vjeç deri në zgjedhje! Toshkovski: Numri është i vogël, do të marrin letërnjoftim pa problem

Posted on April 5, 2024April 5, 2024 by User User1

Gjendja e sigurisë në territorin e shtetit është e qëndrueshme, informoi ministri teknik për punë të brendshme, Pançe Toshkovski, pas vizitës së SPB Shkup, shkruan TV21. Ai gjithashtu rikujtoi se në prag të zgjedhjeve, MPB u bënë thirrje të gjithë personave që kanë mbushur 18 vjeç, që nesër të drejtohen në pikat e fotografimit për letërnjoftim, dokument që, siç tha, do të përpunohet në afat adekuat dhe do të mund të realizojnë të drejtën e tyre për votim.

“Nuk bëhet fjalë për numër të madh të qytetarëve. Deri para një periudhe të caktuar ishin rreth 1100 në territorin e RM-së, tani janë rreth 500. Ky është numër i rrumbullakuar. Qëllimisht po i them numrat që opinioni ta dijë që ky numër nuk është i madh, por është numër i cili realisht mund të punohet në një ditë nga aspekti i shtypjes, andaj, për shkak se përafërsisht rreth 4000 letërnjoftime mund të prodhojmë në bazë ditore, vazhdimësia e prodhimit është këtu diku”, tha Pançe Toshkovski, ministër teknik për Punë të Brendshme.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara