www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sulmi me kallashnikovë/ Komuna e Haraçinës hapi sot dyert për qytetarët

Posted on April 4, 2024 by User User1

“Pas incidentit të armatosur që ndodhi të hënën, komuna e Haraçinës sot për herë të parë hapi dyert për qytetarët. Për shkaqe sigurie, forcat policore po qëndrojnë në oborrin e kësaj komune që nga fillimi i orarit të punës”, raporton gazetarja e Alsat, Ajnur Bafqari.

Qytetarët prapa kamerave na njoftuan se i marrin shërbimet pa ndonjë problem, por u nënshtrohen kontrolleve të shtuara gjatë hyrjes në objekt.

Komuna e Haraçinës nuk punoi dy ditë, ndërsa kjo nuk është hera e parë që mbyll dyert për shkaqe sigurie.

Vitin e kaluar komuna ishte e mbyllur disa ditë, për shkak të kërcënimeve me jetë që kishte marrë kryetari dhe administratorët e komunës.

Nuk ka ndonjë zhvillim të ri lidhur me personin i cili me kallashnikov gjuajti në drejtim të kryetarit Ridvan Ibrahimi, ndërsa plagosi shoferin e tij dhe një nëpunësi komunal.

Nga policia edhe sot na thanë shkurt se po punohet në zbardhjen e rastit, por autori vazhdon të mbetet në liri.

Ministri teknik i punëve të brendshme, gjatë ditës së djeshme tha se një ditë më parë ishin arrestuar dy persona që dyshohej se kanë lidhje me ngjarjet në Haraçinë, por në ndërkohë u konstatua se njëri prej tyre nuk kishte lidhje me rastin, duke mos precizuar nëse personi tjetër ishte ose jo i përfshirë. / Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara