www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë

Posted on April 4, 2024 by User User1

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej gjashtë magnitudësh ka goditur brigjet verilindore të Japonisë – konkretisht rajonin e Fukushimës, ka njoftuar agjencia meteorologjike japoneze – duke theksuar se deri më tani nuk është lëshuar ndonjë paralajmërim për cunami të mundshme.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, ndërsa epiqendra e tërmetit raportohet të ketë qenë në një thellësi prej 40 kilometrash dhe ishte ndjerë deri në Tokio, transmeton Telegrafi.

TEPCO, operatori që menaxhon me centralin bërthamor në Fukushima, ka njoftuar se nuk ka regjistruar “aktivitete të pazakonta” në central ose në rajone të tjera.

Japonia, një prej vendeve më pllakat më aktive tektonike në botë – ka standarde strikte kur bëhet fjalë për ndërtimin e objekteve të larta, me qëllim që të mund t’i bëjnë ballë tërmeteve më të fuqishme.Ky arkipelag është shtëpia e rreth 125 milionë japonezëve, të cilët pothuajse çdo vit ndjejnë rreth 1.500 tërmete – shumica prej të cilëve nuk janë edhe aq të mëdhenj.

E momentin kur tërmeti goditi vendin janë kapur nga kamerat e vendosura në maje të ndërtesave të larta, ku gjithçka dukej se dridhej. 

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara