Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka njoftuar sot se është takuar me ambasadorin e ShBA-së në Beograd, Christopher Hill, me të cilin, siç ka thënë, ka pasur një bisedë përmbajtësore dhe të hapur.
“Një bisedë përmbajtësore dhe e hapur me ambasadorin Christopher Hill për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, situatën në rajon, ngjarjet aktuale gjeopolitike dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së”, ka shkruar Vucic në llogarinë në Instagram.
Ai ka shtuar se në takim ka ripërsëritur qëndrimin konsistent të Serbisë “e cila vazhdon të bëjë të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për mbrojtjen e popullatës serbe në Kosovë dhe ruajtjen e popullatës serbe në Kosovë dhe ruajtjen e interesave të saj kombëtare”.
Ai ka shtuar se në takim ka ripërsëritur qëndrimin konsistent të Serbisë “e cila vazhdon të bëjë të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për mbrojtjen e popullatës serbe në Kosovë dhe ruajtjen e interesave të saj kombëtare” raportoi Zëri i Amerikës.
Tutje presidenti serb vazhdoi me retorikën ca më të zbutur duke shtuar se “kanë konfirmuar edhe përcaktimin e përbashkët që të vazhdojmë më tej në përparimin e marrëdhënieve serbo-amerikane”.
Vucic dhe qarqet më të ashpra rreth tij kanë ashpërsuar retorikën javëve të fundit pas pranimit të shqyrtimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillit të Evropës, duke shkuar aq larg – jo për herë të parë – të akuzojnë bashkësinë ndërkombëtare për standarde të dyfishta, mashtrim si dhe duke kërcënuar me ndryshim të kursit të politikës së jashtme serbe, me braktisjen e e integrimeve europiane.
Të enjten do të mbahet takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për të zgjidhur krizën me dinarin pas vendimit të BQK’së. Qeveria e Kosovës ka marrë disa paralajmërime diplomatike se pritet të jetë më konstruktive në relacion me procesin e dialogut pas zhvillimeve në KiE, duke e theksuar se pritet zbatimi i plotë i marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit nga Ohri. Këto porosi u dhanë këtë javë si nga SHBA dhe BE, që të dyja duke theksuar urgjencën e implementimit.
Ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan Jim O’Brien, duke anashkaluar kryeministrin Albin Kurti në bisedë me Presidenten Vjosa Osmani s’kishte lënë hapësira se priten zhvillime të prekshme nga Kosovë në Dialog.
