www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pse ndodh të keni ‘sulm lumturie’ para gjumit?

Posted on April 3, 2024April 3, 2024 by User User1

Sa nga ju e përjetojnë atë momentin tipik, kur pas një dite të lodhshme dhe të ngarkuar me punë, ju strukeni në çarçafët e bardhë të krevatit, për t’u ndjerë ngrohtë dhe rehat, pasi ndiheni thjesht të rraskapitur

Ndjenja e lehtësimit shkon përtej këtij perceptimi, që ekspertët e quajnë “sulm lumturie” dhe është një nga trendet e fundit që po qarkullon në TikTok.

Në fakt, është diçka e lezetshme të mendosh sesa njerëz përjetojnë një sulm të tillë kur shtrihen në shtrat, por çfarë e shkakton atë dhe pse ne të gjithë e bëjmë?

Ekspertja e gjumit, Shelby Harris, njëherësh drejtoreshë e një linje të dedikuar për këto çështje, tregon se një sulm lumturie është një ndjenjë gëzimi që ju pushton kur shkoni në shtrat.

Duket e çuditshme të kesh një reagim të tillë, por ka një shpjegim të thjeshtë: “Të kesh një ‘sulm lumturie’ ose të ndihesh vërtet i/e lumtur kur shkon në shtrat në fund të ditës ndodh sepse më në fund është koha për t’u qetësuar. Pra, mbaroi zyrtarisht dita dhe është koha për t’u çlodhur,” thotë ajo për Bustle.

Shtrati jep një ndjenjë sigurie dhe kjo mund të shtojë edhe doza kënaqësie, veçanërisht nëse keni qenë të stresuar. “Është një koncept personal, por i ndjerë nga shumë njerëz, se koha e gjumit është e barabartë me lumturinë dhe relaksin”, thotë Harris.

Në TikTok, shumë njerëz thonë se përjetojnë sulme më të forta lumturie edhe kur janë keq nga ana shpirtërore. Sulmet e lumturisë mund të jenë të forta pasi keni një ditë të ngarkuar, kështu që nëse ndodh që të flini më mirë atë natë, mund të jetë vetëm sepse keni qenë vërtet të rraskapitur.

A është kjo vërtet një përvojë universale?

Është e vështirë të thuhet nëse të gjithë përjetojnë apo jo sulme lumturie, apo nëse të gjithë i përjetojnë në të njëjtën mënyrë, por sipas Harris, shumë njerëz mund të lidhen me ndjenjën e lehtësimit që vjen me të shkuarit në shtrat pas një dite të gjatë plot angazhime., citon Anabel.

Ashtu si shumë nga përvojat që nxjerr TikTok, kur zbulon se nuk je i/e vetmja që buzëqesh dhe rrotullohesh në shtrat e lehtësuar, kjo është një ndjesi që duket se të lidh me shumë persona të tjerë të huaj virtualisht.

Lajmet e fundit…

  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar
  • Disa ditë nuk ka sistem në terminalin doganor në Bllacë!
  • Mickoski kërkon ekstradimin e Gruevskit!
  • Avokati i “Djallit” është marrë vesh me Prokurorinë në Maqedoninë e Veriut.
  • Kylian Mbappe me postim motivues pas eliminimit nga Championsi:

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara