www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Osmani në mënyrë unike e shënon Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Posted on April 3, 2024April 3, 2024 by User User1

Në mënyrë të veçantë, kandidati shqiptar për president Bujar Osmani, nga Fronti Europian, ka shënuar Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin. Fillimisht me anë të podkastit të tij, INFORMALE që transmetohet edhe në Flaka, ku të ftuar kishte profesorin universitar Bujar Hoxha. Temë diskutimi në mes profesorit dhe kryediplomatit ishte autizmi dhe sfidat e prindërve.

Ndërkaq, në mbrëmje, ministri Osmani bashkë me një grup fëmijësh dhe prindërit e tyre ndriçuan ndërtesën e Ministrisë së Jashtme, në kuadër të fushatës “Light It Up Blue” dhe në shenjë të përkrahjes së shtetit për familjet dhe personat e prekur nga spektri autik.

“T’i tejkalojmë sfidat me të cilat përballen personat me autizëm në gëzimin e të drejtave elementare të njeriut, që të mos mënjanohet askush! Le të bëjmë përpjekje të përbashkëta për të përmirësuar cilësinë e jetës së personave me autizëm në mënyrë që të ndjehen se janë pjesë e shoqërisë, dhe se ata dhe familjet e tyre nuk janë vetëm!”, ka porositur Osmani përmes videos së shpërndarë në rrjetet sociale.

Lajmet e fundit…

  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara