www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bexheti: Saraji është dhe do mbetet bastion i BDI-së

Posted on April 3, 2024 by User User1

Anëtarësia e Bashkimit Demokratik për Integrim dega Saraj me pritjen madhështore dhe në syfyrin e përbashkët me kandidatin për president Bujar Osmani dëshmoi se Saraji është bastion i pamposhtur i BDI-së.

Bartësi i listës të BDI-së në njësinë zgjedhore numër një Blerim Bexheti para të pranishmëve th se në këto zgjedhje BDI dhe Fronti Europian do të shënojnë fitore historike

“BDI dhe Fronti Europian në këto zgjedhje do të shënojnë fitore historike, fitore e cila do të jetë më e madhja për BDI-në deri tani” ka deklaruar Bexheti para të pranishmëve.

Ndërsa kandidati për president nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim Bujar Osmani tha se rinia e BDI-së në Saraj është forca kryesore që do të bëjë dallimin në këto zgjedhje.

“Syfiri me rininë e Sarajit në nj atmosferë të jashtëzakonshme fitimtare. Bashkë me kandidatët Blerim Bexhetin dhe Ilir Hasanin, deputetin Arbenin, kryetarin e degës e shefin e shtabit Saraj ishim sonte dëshmitarë të një euforie të paparë për fitorën më të madhe ndonjëherë me Frontit Europian” ka shkruar Osmani në profilin e tij në Facebook.

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara