www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sot dorëzohen listat për deputetë, më 18 prill fushata për parlamentaret

Posted on April 2, 2024April 2, 2024 by User User1

Koalicionet dhe partitë politike më së voni deri në mesnatë (2 prill) duhet të dorëzojnë listat për deputetë pranë Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

KSHZ sot duhet të konfirmoj edhe listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të 24 prillit, por edhe për parlamentaret. KSHZ në një afat prej 24 orëve bën verifikimin e listave për deputetë, nëse ka lëshime apo parregullësi. Renditja e listave të kandidatëve të partive dhe koalicioneve do të bëhet me short të hedhur në KSHZ më së voni deri më 13 prill dhe ai numër do të jetë i njejtë për të gjitha njësitë zgjedhore. Me ndryshimet e Ligjit zgjedhor, partitë dhe koalicionet që kanë kandidat për president mund ti mbajnë numrat e njejtë që i kanë tek lista e kandidatëve për kryetar shteti.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare do të filloj më 18 prill dhe se disa ditë do të zhvillohet bashkë me fushatën për zgjedhjet presidenciale. Fushata e presidenciale fillon më 4 prill dhe përfundon më 22 prill, ndërsa më 24 prill është dita e votimit.

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara