www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ahmeti shpallet Qytetar Nderi i Prizrenit

Posted on April 2, 2024 by User User1

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, u shpall sot “Qytetar Nderi” i komunës së Prizrenit. Ceremonia solemne u mbajt sot, ku morën pjesë shumë personalitete të shquara politike.

Ata vlerësuan lart kontributin e Ahmetit. Të gjithë folësit në seancë thanë se ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-lideri politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, për 40 vite ka qenë në funksion të shqiptarëve, fillimisht në Kosovë dhe pastaj edhe në Maqedoninë e Veriut.

Në fjalën e tij, Ali Ahmeti u shpreh tejet i nderuar me këtë titull.

Ahmeti tha se “Lidhja na e ka mbajtur shpirtin gjallë”. “Na e ka mbajtur shpirtin gjallë sepse na ka mësua se si të mos epemi dhe të ndërtojmë program deri në çlirim, sepse vet Lidhja e Prizrenit ishte një platformë për çlirimin e tokave shqiptare”, tha Ahmeti në fjalën e tij të rastit.

Ndërkaq, kryetari i komunës Shaqir Totaj, tha se “Qyteti i Lidhjes” di t’i nderojë njerëzit të kalibrit sikur të kreut të BDI-së.

“Për më tepër edhe vet prezenca e Ahmetit me bashkëpunëtorë dhe familjen e tij e ka nderuar edhe Prizrenin”, tha Totaj.

Vendimi u mor nga Asambleja Komunale e Prizrenit më 28 mars.

Kuvendarët prizrenas me votim unanime votuan që Ali Ahmeti, ta gëzojë këtë titull.

Lajmet e fundit…

  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara